Dalin në oborr për të pirë kafenë e mëngjesit, çifti habitet kur sheh në pishinën e tyre një aligator gjigant (Video)

Çifti bashkëshortor nga Florida e SHBA-ve, mbetën të shokuar kur në pishinën e tyre hasën në një aligator gjigant.

Fun

26/05/2018 08:52

 

Connie dhe Frank Shaffery nga Sarasota, kanë deklaruar për mediat amerikane se kishin vërejtur aligatorin vetëm atëherë kur kishin vendosur të pinë kafenë në oborrin e shtëpisë, transmeton Telegrafi.

“Frank u afrua te pishina dhe mbeti i shokuar kur në ujë pa aligatorin 150 kilogramësh”, ka deklaruar bashkëshortja e tij Connie.

Ata kanë pranuar se kishin dëgjuar qenin duke lehur që nga ora katër e mëngjesit, por nuk ishin ngritur për të kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull.

Megjithatë, ata pasi e gjetën në pishinë i telefonuan menjëherë ekipeve kompetente që e larguan.

“Mendojmë se një dërrasë e thyer në rrethojën e oborrit, i ka mundësuar aligatorit të futet  në pishinë”, ka shtuar Connie.