Dalin fotot e smartfonit të ri Motorola? (FOTO)

Tifozët e teknologjisë këto ditë nuk kanë pritur asgjë të re në lidhje me serinë e ardhshme Moto të kompanisë Motorola, por në internet janë shfaqur fotot e smartfonit të ri Moto G5 Plus.

Auto & Tek

11/01/2017 18:26

Në faqen rumune të internetit, të dyqanit online OXL, në ofertë ishte pasardhësi i fundit i smartfonëve Motorola Plus – Moto G5 Plus.

Pajisja u hoq shpejte nga faqja, por fotot e modelit të paraqitur menjëherë dolën në Reddit.

Specifikimet përfshijnë një ekran 5.5 inç me 1080 piksel, procesor Snapdragon 625, 4GB RAM, 32GB memorie të brendshme, bateri 3080 mAh dhe kamera 13 megapiksel në anën e pasme të telefonit.

Pajisja ngarkohet me anë të slotit mikro-USB, dhe vepron në sistemin operativ Android 7.0 Nougat, shkruan “The Verge”, raporton gazeta Express.

Në pjesën e jashtme të telefonit ju mund të shihen ndryshime të vogla kozmetike në krahasim me pajisjet e tjera të serisë G.

Nuk dihet se kur do të thuhet pak më shumë për pajisjen, por data e disponueshmërisë në listë ishte për mars 2017. Nëse kjo është e vërtetë, Motorola telefonin e vet do t’a paraqesë në Kongresin Botëror Mobil që do të mbahet në fund të shkurtit.