Dalin fotot e para të Audi A1 të ri

Audi ka publikuar fotot e para zyrtare të veturës së saj të re A1, që do të dalë në shitje muajin e ardhshëm.

Auto & Tek

19/06/2018 22:22

Vetura më e vogël e kësaj marke ka shënuar shumë sukses që kur u nxor në treg në vitin 2011, me 830 000 shitje deri tani, transmeton tch.

Tani, Audi i ri A1 premton më shumë teknologji dhe prakticitet.

Vetura është e bazuar në platformat e njëjta të Volkswagen Polo dhe SEAT Ibiza.