Dalin fotografitë e para të binjakëve të Beyonce dhe Jay Z

Binjakët e Beyonce dhe Jay Z janë parë për herë të parë në publik.

ShowBiz

12/11/2017 11:26

Çifti i njohur po kalojnë pushimet në Miami bashkë me vajzën Blue Ivy dhe binjakët Sir dhe Rumi, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja solli në jetë binjakët pesë muaj më parë, por asnjëherë nuk kishte ndarë fotografi të tyre në publik.

Kjo gjë ndryshoi të shtunën kur binjakët Sir dhe Rumi u fotografuan bashkë me prindërit e tyre teksa po shijonin motin e ngrohtë në një mega-rezidencë në Miami, Florida.

Beyonce dukej për mrekulli e veshur me ‘bodysuit’ dhe mbante në duar vogëlushin Sir, ndërsa nëna e saj, Tina Knowles e kishte Rumin.

Bashkë me ta, ishte edhe pesëvjeçarja Blue Ivy dhe burri i saj, Jay Z, po ashtu Beyonce qe e pranishme edhe në koncertin e Jay Z të mbajtur mbrëmë. /Lajmi.net/