Dalin foto të papublikuara të Armina Mevlanit! Të tillë as s’e keni paramenduar

Armina Mevlani është padyshim një nga vajzat më të komentuara të showbizit, si për anën profesionale, ashtu edhe për atë private.

ShowBiz

19/02/2018 23:56

Fashion blogger-ja tërheq shpeshherë vëmendjen me fotot që publikon në Instagram e herë pas here ajo preferon të na kthejë prapa në kohë.

Sot Armina ka treguar një foto nga adoleshenca e saj ku shfaqet me flokë rozë, pa makeup dhe me stil “punk”, transmeton xing

“Ja ku është bomba, siç e shihni isha një adoleshente, shpirt i lirë, totalisht punk/emo me flokë rozë. Besoja në budizëm siç e shihni në bluzën time dhe e shijoja jetën në maksimum”, shkruan Armina.

Kjo nuk është hera e parë që Armina publikon foto nga adoleshenca pasi vetëm pak kohë më parë ajo tërhoqi vëmendjen me një foto tjetër të vjetër ku shkruante “17 vjeçe me probleme adoleshence”.