Dalin fituesit e zgjedhjeve në degët e PD-së

Partia Demokratike ka përzgjedhur këtë fundjavë kryetarët lokalë në disa prej dëgëve kryesore të sajat, në Shqipëri.

Lajme

25/11/2018 19:53

Procesi do të vijojë gjatë ditës së sotme dhe fundjavën e ardhshme.

Në zgjedhjet e zhvilluara për kreun e PD-së në Durrës, fitues ka dalë ish-ministri demokrat, Ferdinand Xhaferaj.

Prej disa muajsh, Xhaferaj qëndronte në krye të kësaj dege si i komanduar nga Lulzim Basha, ndërkohë që pas zgjedhjeve të zhvilluara këtë të premte Xhaferaj është mandatuar për një mandat 4-vjeçar.

Edhe deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi, është rizgjedhur në krye të degës në këtë qytet.

Baçi ka deklaruar se do të vijojë të drejtojë degën e PD-së në Fier, pavarësisht faktit se ka mandatin e deputetit, duke theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të fundit, pavarësisht manipulimeve, kanë sjellë rezultate të kënaqshme, shkruan syri.net.

Një mandat të ri në krye të PD-së në Kamzë ka marrë edhe kryebashkiaku demokrat i Kamzës, Xhelal Mziu.

Javën e ardhshme do të zgjidhen kryetarët në disa degë kryesore të vendit, përfshirë edhe krerët e degëve në Tiranë.

Në kuadër të riorganizimit të PD-së, Basha thirri javën e kaluar grupin parlamentar dhe më pas firmosi urdhrin për strukturat, ku kërkoi që në periudhën mes 23 nëntorit dhe 2 dhjetorit të zgjidhen drejtuesit lokalë të PD-së në rrethe.

Zgjedhjet e degëve të PD

Durrës – Ferdinand Xhaferaj

Shijak – Rezart Tusha.

Fier – Luan Baçi

Gjirokastër – Dash Aliko

Dibër – Naim Gazidede

Sarandë – Hariz Mema

Selenicë – Sezai Balili

Kamzë – Xhelal Mziu

Malësi e Madhe – Anton Kokaj

Librazhd – Bujar Vreto

Korçë – Andrea Bano

Maliq – Donald Kulla

Belsh – Bedri Qypi

Devoll – Arben Miza

Gramsh – Kodhel Cala

Këlcyrë – Luan Malko