Dalin detaje tjera të dasmës, Marina ‘n’party’ deri në mëngjes zbulon këmbën e mban alokool në dorë (Foto) – Lajmi.net
Dalin detaje tjera të dasmës, Marina ‘n’party’ deri në mëngjes zbulon këmbën e mban alokool në dorë (Foto)
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 12:33, 13 September 2017
Marina Vjollca nuk hoqi dorë nga festa në martesën e saj deri në orët e hershme të mëngjesit.

Mund të themi që pamë tri nuse të ndryshme gjatë dasmës së saj, vajzën klasike me vello, dekolte elegante dhe bisht të gjatë, krijuar nga Class Dresses, nusen me fustan pompoz gjatë darkës dhe atë modernen që nuk heq dorë nga festa deri në çastin e fundit të saj.

Afterparty ishte një ide shumë origjinale e dasmës së Getit dhe Marinës dhe duke qenë që zhvillohej buzë detit, aty ku Class Events kishte realizuar një mjedis shumë të këndshëm me qirinj të ndezur në rërë dhe jastëkë pranë tavolinave të ulëta të drurit, si një festë e vonë të rinjsh në fund të verës, edhe veshja duhej përshtatur.

Në të vërtetë Marina, i kishte kërkuar një fustan enkas stilistes Blerina Kllokoqi Rugova dhe ajo kishte realizuar një veshje shumë të bukur, mes fustanit të nuses dhe të mbrëmjes.

Është ky fustan bust që shihet qartë në foton e postuar nga Evi Reçi, i bardhë sepse kjo është ngjyra e paperëndueshme e nuses, me vargje vezulluese ngjyrë argjendi, por me një të çarë të madhe që të kujton modën e fustaneve të mbrëmjeve të sezoneve të fundit.

Me një fustan modern dhe birrën në dorë, duket që Marina e ka shijuar festën duke dëshmuar se ajo arriti të bëj shumë qejf edhe në dasmën e saj.

Bukuroshja ka mundur të shkëlqejë me të gjitha pamjet e saj duke iu përshtatur me shumë elegancë të gjitha fazave të dasmës. /RevistaClass

Fjalët kyçe: Marina Vjollca

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball