Daka: Nuk kam asgjë kundër Zafir Berishës

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka komentuar decertifikimin e 86 kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Lajme

12/09/2017 23:52

Ajo me theks të veçantë foli për Zafir Berishën i cili nuk do të mund të kandidojë për kryetar të Prizrenit.

Në Klan Kosova, Daka ka thënë se nuk ka asgjë personale kundër deputetit të Nismës për Kosovën.

Ndryshe Berisha gjatë ditës ka akuzuar Dakën, KQZ-në se ky ishte vendim politik.