Daka me mesazh mbështetës në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me mesazh mbështetës në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar

Lajme

03/12/2018 18:59

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar – Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i është bashkuar fushatës anembanë botës të organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Përfaqësues të institucioneve të ndryshme nga vende të ndryshme të botës kanë dhënë mesazhet e tyre në mbështetje të udhëheqësve me aftësi të kufizuar.

“Garantimi i të drejtave të barabarta fuqizon personat me aftësi të kufizara si udhëheqës politik”, është mesazhi që përcjell kryetarja e KQZ-së, Daka. /Lajmi.net/