Daka: KQZ-ja e gatshëm për rinumërim në Prishtinë, nëse kështu vendos PZAP-i

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për kërkesën e LDK-së që të rinumërohen votat në Prishtinë ka thënë se KQZ-ja nuk vendos për kërkesa të tilla, por PZAP-i (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa).

Lajme

21/11/2017 14:57

Ajo ka thënë se nëse ky panel urdhëron një gjë të tillë ata do të rinumërojnë votat kudo që i kërkohet.

Po ashtu Ka thënë se deri më tani përveç një vendvotimi në Prizren deri tash nuk ka vendim për rinumërime tjera, raporton lajmi.net.

Daka nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të nisë numërimi i votave me kusht.

Sa i përket ndryshimit të rezultatit në Prishtinë, Daka ka thënë se ka qenë një gabim njerëzor ku është ngatërruar një shifër.

E pyetur nëse është e lejueshme bartja e votuesve siç është bërë nga Vetëvendosje ka thënë se kjo është çështje e PZAP-së dhe kushdo që ka ankesa duhet të paraqesë atë apo nëse ka vepër penale duhet ti drejtohet policisë. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

LDK-ja kërkon zyrtarisht rinumërimin e votave në Prishtinë /VIDEO