Daka: KQZ e gatshme të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore nëse kërkohet

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka ka thënë se ata janë të gatshëm për organizmin e zgjedhje lokale dhe atyre qendrore  në të njëjtë kohë nëse u kërkohet.

Lajme

29/08/2017 12:16

Ajo ka thënë se KQZ i organizon zgjedhjet kur do që i kërkohet, kur është pyetur nga gazetarët për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve  parlamentare nëse nuk arrihen të formohen institucionet.

“Ajo është çështje që nuk ishte dashur të pyetet. KQZ-ja nuk ka mundësi të zgjedh a dëshiron të organizoj zgjedhje a jo, KQZ i organizon atëherë kur i kërkohet të organizohen zgjedhjet. Nëse kërkohet që të organizohen dy palë zgjedhje do t’i organizojmë…natyrisht se nuk është njëjtë si t’i organizosh dy palë zgjedhje, si një palë. Por ne do të bëjmë përpjekje ajo çka kërkohet sipas ligjit prej neve dhe sipas mundësive tona do t’i organizojmë”, shtoi Daka.

Sa i përket përgatidjve për zgjedhjet lokale, Daka gjatë dëmtimit të materialeve të zgjedhjeve të 11 qershorit, ka thënë se janë në fazën e përgatitjeve finale.

“Po përgatitjet për zgjedhjet lokale tashmë janë në fazën pothuajse përfundimtare. Të gjitha operacionet janë duke shkuar ashtu siç e kemi planifikuar, kemi kohë, këtë herë nuk jemi në afate të shkurta, jemi në zgjedhje të rregullta dhe çdo gjë është duke shkuar ashtu siç e kemi planifikuar”, theksoi ajo.

Ajo tha se deri në fund të muajit gusht do t’i certifikojnë partitë politike bashkë me listat me kandidatë për kryetar dhe asamblistë për zgjedhjet e 22 tetorit.

Ndërsa, ndërrimi i kandidatëve për kryetar të komunave ditëve të fundit, Daka tha se kanë pasur afat 5 ditë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e listave që t’i ndërrojnë kandidatët qoftë për kryetar komunash, qoftë për kandidat për asamblistë./Lajmi.net/