Daka: Jemi kujdesur që rezultatet këtë herë të publikohen më shpejt

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se tanimë gjithçka është gati për zgjedhjet lokale 2017.

Lajme

21/10/2017 20:23

“Të gjitha përgatitjet kanë përfunduar – materialet janë gati, ato që nga ora 9 e mëngjesit kanë filluar të shpërndahen nëpër Kosovë”, kështu ka thënë Daka për Klan Kosova.

Daka tutje ka thënë se pas këtyre zgjedhjeve askush nuk do të mund të votoj pa dokumente të Kosovës.

“Gjithkush mund të votoj nëse është në listën, me çfarëdo dokumenti – por kjo vetëm edhe këtë herë, pas këtyre zgjedhjeve më askush nuk do të mund të votojë me asnjë dokument tjetër përpos atij të Kosovës”.

Ajo tutje ka thënë se janë kujdesur që këtë herë ta bëjnë sa më shpejtë publikimin e rezultateve.