Daka dhe Jacobson vëzhgojnë numërimin e votave

Valdete Daka dhe Tracey Jacobson, kanë parë nga afër procesin e numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Lajme

19/06/2014 19:17

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka së bashku me Ambasadorën e SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, kanë vizituar të enjten Qendrën e Numrimit të Rezultateve.

Gjatë kësaj vizite, Daka dhe Jacobson kanë vëzhguar procesin e numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Kjo vizitë u bë në kohën kur ende nuk është bërë certifikimi final i rezultateve të Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare të 8 qershorit.