Daja serioz tinejxher, veshi kostum dhe vuri kravatë për ta takuar mbesën e porsalindur (Foto)

Grant Kessler nga Ohio i Shteteve të Bashkuara, ka shkuar në spital i veshur me kostum, për të takuar vajzën që e ka lindur motra tij.

Fun

08/01/2017 20:44

Mirëpo, motra tij e vogël Iris, që po ashtu po priste mbesën, ka mbetur e befasuar kur e ka parë vëllanë në këtë formë, transmeton Telegrafi.

Madje, adoleshenti e ka vënë edhe një kapëse metali në kravatë, në mënyrë që të duket sa më serioz.

Adoleshenti Grant, veshur kostum për ta takuar mbesë e porsalindur

E impresionuar nga përkushtimi tij, Iris e ka bërë një fotografi dhe e ka postuar në Twitter, që këtë rast ta shohin të gjithë ndjekësit e saj.

“Vëllai im është veshur kështu, sepse takimi i parë ka rëndësi të madhe”, shkruan ajo në përshkrimin e fotografisë, që është pëlqyer afro gjysmë milioni herë.

Cater e vogël, ngrehu dorën për ta përshëndetur dajën

Mirëpo, kur e ka marrë në duar mbesën e quajtur Cater, ajo ka qëndruar qetë dhe e ka ngritur shuplakën e njërës dorë, sikur donte të falënderonte.

“Është tip interesant, shfaqet i veshur serioz në raste të pazakonta, e madje sjell edhe tortë pa asnjë arsye”, ka thënë ajo në komentet tjetër lidhur me veprimet e vëllait.