Ky investim vjen pasi kompania përgatitet të fillojë shitjen e veturave elektrike (SUV), si kundërpërgjige për prodhuesin Tesla, i cili po dominon këtë treg aktualisht.
“Ne synojmë të luajmë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e e-mobilitetit dhe jemi të përgatitur mirë për të përmbushur këtë mision”, tha anëtarja e bordit Daimler, Markus Schaefer.
Deri në vitin 2022, kompania planifikon të elektrifikojë të gjitha automjetet e pasagjerëve, duke ofruar më shumë se 50 për qind të veturës me bateri elektrike hibride 48-voltësh në të gjitha madhësitë.
Kompania tashmë ka një fabrikë prodhimi të baterive në Kamenz të Gjermanisë dhe po ndërton të tjera në Pekin dhe Bangkok, trensmeton Klan Kosova.
Daimler tha se dega në Gjermani, do të jetë qendra e kompetencës për ndërtimin e veturave elektrike. Aty aktualisht prodhohen modeli, Mercedes S-class, CLS, GLA dhe E-model së bashku me familjen Mercedes-AMG GT.