DailyMail: Pesë gjërat që duhet t’i bëjë Mourinho te Unitedi

Manchester United ka pësuar tre humbje në tre ndeshjet e fundit.

Sport

19/09/2016 16:39

Pas një fillimi fantastik, për ‘Djajtë e Kuq’ kuq që drejtohen nga Jose Mourinho, janë shfaqur problemet e para, dhe atë shumë serioze.

Në tre ndeshjet e fundit, dy në Premierligë dhe një në Europa League, ata nuk dinë për fitore.

‘DailyMail’ gjatë ditës së sotme ka shkruar se Jose Mourinho duhet t’i bëjë pesë ndryshime nëse dëshiron që të mos shndërrohet në ‘Louis Van Gaalin 2’ te Unitedi.

“Inkuadrimi i Rooneyt në pozitën e tij, forcimi në qendër të mbrojtjes, “mbjellja” e faktori frik për kundërshtarët kur përballen me Unitedin, mos  kritikomi i lojtarëve pas dështimit dhe marrja e maksimumit nga Pogba”, janë pesë gjërat që cek media angleze, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.