Daily Star: Ozil po transferohet te Man Utd

Lajme befasuese po dalin nga Anglia rreth të ardhmes së Mesuto Ozilit.

Merkato

06/12/2018 13:13

Mediat në ishull raportojnë se Mesut Ozil mund të kalojë te Manchester United në afatin e janarit.

Mesfushori gjerman e ka humbur besimin e Unai Emerys, që në ndeshjet e fundit po e lë në stol, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘Daily Star’, Manchester United e ka rikthyer interesimin për Mesut Ozilin.

Jose Mourinho e kërkon ribashkimin me mesfushorin gjerman, pasi ishin së bashku te Real Madridi. /Lajmi.net/