Daggi, artisti i ri dhe misterioz i skenës shqiptare (Video)

Në kohën që po jetojmë, artistët e skenës muzikore shqiptare kanë një gjë primare – ekspozimin.

ShowBiz

20/08/2017 17:58

Krahas projekteve muzikore, ata vazhdimisht tentojnë të fitojnë vëmendje me paraqitjet në rrjete sociale, intervistat e jetën private.

Ky trend ka ‘infektuar’ shumicën dërmuese të këngëtarëve që synojnë suksesin e famën megjithatë ka akoma të tillë që përbëjnë diferencën.

Besoni ose jo, në 2017-tën, skena muzikore shqiptare ka një artist i cili përtej komercializmit synon të shpërfaq vlera dhe të njihet vetëm falë muzikës.

Emri i tij artistik është Daggi dhe Daggfaher, dhe ky artist numëron tashmë tre projekte, unike në zhanër e ritëm që ndryshojnë për 180 gradë nga trendi aktual duke qenë të veçanta në llojin e vetë, shkruan Skenari.

Këto tre projekte si ‘pasaportë’ e artistit duket të jenë vetëm fillimi i një rrugëtimi artistik për djaloshin nga Shkupi i cili shumë shpejt sjell projektin e ri me videoklip por mbetet të shihet se a do ekspozoi fytyrën.

Raste të tilla, diskografia botërore njeh me artistë si Sia e jo vetëm që vlerësohen për vokalin dhe vlerat muzikore, por rasti i Daggi-t i cili punon edhe për kolegë të tjerë është krejtësisht i padëgjuar më parë në industrinë tonë muzikore.