Dafina Zeqiri nis ditën me imazh joshës nga vaska

Është një nga emrat më të dashur për publikun.

ShowBiz

26/05/2018 11:40

Ajo tash e një kohë jeton dhe vepron në Amerikë, por përmes rrjeteve sociale këngëtarja i mban të informuar fansat për çdo të re rreth saj, shkruan lajmi.net.

Nuk mungojnë as fotografitë në të cilat Dafina shfaqet atraktive,  e njësoj ka veprua edhe në fotografinë e fundit të cilën e postoi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka ripostuar një fotografi në të cilën shfaqet vetëm në të brendshme në vaskë, kurse fokusi ishte tek gjoksi.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dafina është “Ti e din”, këngë kjo e cila u prit mirë në publik, ndërsa aktualisht ajo është duke punuar për të depërtuar në tregun ndërkombëtar. /Lajmi.net/