Dafina Zeqiri me urim të veçantë për ditëlindjen e Lumi B

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri sapo ka sjell këngën e re me reperin, Lumi B.

ShowBiz

09/08/2018 12:39

“Kalon”, është projekti i ri i tyre që po pëlqehet tejet shumë nga publiku dhe fansat e dyshes, shkruan lajmi net.

Dafi para pak minutash zgjodhi një fotografi të përbashkët me Lumin, për t’i uruar ditëlindjen atij. “Urime ditën e lindjes, hajt se kalon, kemi një parti të madh sonte”, ka shkruar Zeqiri.

Dyshja janë mjaft të afërt me njëri-tjetrin… Ata deri më tani kanë publikuar tri projekte të suksesshme të cilat kanë thyer rekord shikueshmërie. /Lajmi.net/