Dafina Zeqiri kopjon Zanfinën (FOTO)

Gjatë sezonit të verës këngëtarja seksi Zanfina na solli një klip i cili u pëlqye e u komentua shumë nga publiku, e së fundmi edhe Dafina ka treguar se po punon në këngën e re, mirëpo duke u bazuar në fotografit që Dafina ka postuar, njëra ngjan shumë me atë të Zanfinës...

ShowBiz

30/01/2015 22:35

Në klipin e fundit ‘Every night’, Zanfina Ismaili në pjesën e parë të klipit është paraqitur me shpinë, pa rroba e shumë provokative. Kjo pjesë i pëlqeu shumë fansave të saj por duket se edhe Dafina Zeqirit. Kështu të paktën na bën të dyshojmë fotoja që e ka postuar kjo e fundit në rrjete sociale. Transmeton lajmi.net

Ndonëse Dafina ka treguar se shpejt do të vijë me një këngë të re, mbetet të pritet nëse ajo do ta përdor shpinën në mënyrën e njëjtë si kolegia e saj Zanfina. Lajmi.net