Dafina Zeqiri jep lajmin e gëzueshëm për fansat

Emri i saj është shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

13/11/2018 13:00

Dafina Zeqiri ka pak kohë që ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me Noizyn, por ajo nuk u ndal me kaq, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur që së shpejti do të realizojë disa këngë “cover”, por nuk ka preferuar të jap më shumë detaje.

“Coverat vijnë së shpejti”, ka shkruar ajo në njoftimin për fansa. Kujtojmë që bashkëpunimi i Dafinës me Noizyn deri tani ka marrë afro 7 milionë klikime. /Lajmi.net/