Dafina Zeqiri i propozon martesë aktorit me famë botërore

Dafina Zeqiri është ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare.

ShowBiz

13/11/2018 08:01

Dafina Zeqiri është shumë aktive në rrjete sociale, vetëm në Instagram ajo llogaritë mbi 1 milion ndjekës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka befasuar të gjithë me postimin e fundit që ka bërë në InstaStory, ku i kërkon martesë aktorit të njohur.

Bëhet fjalë për Michael B. Jordan, i cili kishte shikuar një nga storiet e fundit që këngëtarja ka publikuar në Instagram.

“A martohesh me mua Michael B. Jordan”, ka shkruar ajo mbi fotografi.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Dafina është “A don Love?”, në duet me reperin nga Shqipëria, Noizy. /Lajmi.net/