Dafina Zeqiri e lumtur pranë nënës – Lajmi.net
Dafina Zeqiri e lumtur pranë nënës
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 8:41, 13 January 2018
Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri tash e një kohë po vazhdon të punojë drejt debutimit në tregun e huaj.

Gjatë festave të fundvitit, këngëtarja u rikthye në trojet shqiptare ku ishte e pranishme në disa koncerte, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas Kosovës, destinacion i radhës për Dafinën ishte Suedia, atje po qëndron bashkë me nënën dhe motrën.

Në rrjete sociale, këngëtarja vazhdimisht publikon imazhe të reja përmes të cilave tregon se si po kalon këto ditë, e që duket shumë e lumtur përkrah nënës së saj.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dafina është “Ti e din”, që e publikoi më 27 dhjetor 2017. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO