Dafina e puth Labin (Foto)

Miqësia e moderatorit Labinot Gashi e këngëtares Dafina Zeqiri ekziston që një kohë të gjatë.

ShowBiz

24/05/2016 11:56

Ai, që nga fillimi i karrierës së saj muzikore i ka ndihmuar Dafinës në promovimin e projekteve të saj muzikore, transmeton lajmi.net.

Dafina është mysafirja e cila ri ftohet shumë shpesh në emisionin e tij për të zbuluar detaje interesante nga jeta.

Ajo ishte e ftuar sërish në ‘1 kafe me Labin’ ku këtë herë ka shpërthyer në lot kur u përmend nëna e motrave Ismaili dhe nëna e saj me të cilën tregonte se është shumë e lidhur, me frikën se mos nuk është duke i kushtuar shumë kohë ani pse është duke e bërë një gjë të tillë.

Ndërsa, Labi e ka postuar një fotografi me këngëtaren, duke ritheksuar se e ka mike shumë të mirë, si ta kishte motër.

Në fotografinë e postuar Dafina shihet duke e puthur atë./Lajmi.net.