Dafina do ju lë pa gjumë, publikohen imazhe të ‘nxehta’ nga plazhi

Dafina Zeqiri është emër shumë aktiv në industrinë e muzikës.

ShowBiz

07/12/2018 23:33

Dafina Zeqiri këto ditë ishte shkëputur nga aktivitetet e përditshme, për të pushuar për disa ditë, shkruan lajmi.net.

Ajo zgjodhi si destinacion Maldivet, kurse nuk kanë munguar fotografitë atraktive nga vendi ku ka qëndruar.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dafina publikoi tri imazhe joshëse e veshur në një fustan, i cili fokusonte format trupore të saj, teksa ishte e shtrirë në rërë, buzë detit.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dafina Zeqiri është “A don Love?”, ndërsa po punon rreth këngëve të reja. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrGfI9_hUD3/