Dafina dhe Noizy me koncert të përbashkët

Në estradë ka miqësi të mira, por edhe raporte të ngrira mes artistëve të caktuar.

ShowBiz

19/11/2017 09:10

Marrëdhënie jo të mirë kanë pasur mes vete këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi Noizy, kjo për shkak se ky i fundit e pati fyer në një këngë, shkruan lajmi.net.

Por, tashmë çdo gjë ka ndryshuar dhe ‘acarimet’ kanë mbetur pas shpine, madje tash dyshja përkrahin njëri-tjetrin në projektet e tyre dhe këtë e bëjnë publikisht.

Dafina dhe Noizy kanë bërë të ditur që sonte do të performojnë në një koncert të përbashkët në Detroid të Amerikës, ku paralajmëruan atmosferë të zjarrtë.

“Ku janë shqipet” , ka shkruar Dafina mbi paralajmërimin që bëri për koncertin. /Lajmi.net/