Dafina dhe Kida festojnë për të njëjtën arsye

Dafina Zeqiri dhe Kida janë dy artiste shumë të suksesshme në estradë.

ShowBiz

05/11/2018 09:20

Dafina Zeqiri mbrëmë festoi nga shtrati gjysmë e zhveshur për arritjen e 1 milion ndjekësve në Instagram, shkruan lajmi.net.

Por, përveç saj edhe Kida mbrëmë ka festuar për të njëjtën arsye, ngase në të njëjtën ditë arriti shifrën 1 milion ndjekës në këtë rrjet.

“1 milion, ju dua të gjithëve”, ka shkruar Kida mbi fotografinë që ndau me ndjekësit, ku shfaqet tejet joshëse.

Kujtojmë që këtë shifër e kanë arritur disa prej artistëve më të njohur në vend, përfshirë: Noizyn, Encën, Ledri Vulën, Dhurata Dorën, e të tjera. /Lajmi.net/