Dafina Dauti flet për albumin e ri me këngë ‘live’, tregon a do heq dorë nga zhanri ‘Pop R&B’ (Foto)

Kur e filloi karrierën muzikore, këngëtarja Dafina Dauti u bë e njohur për publikun me këngë të zhanrit POP-R&B.

ShowBiz

28/03/2017 21:32

Deri më sot, ajo ka sjellur shumë hite të këtij zhanri, mirëpo, këtë vit këngëtarja ka bërë një ndryshim në stilin e të të kënduarit, duke kaluar në zhanrin e muzikës popullore, përkatësisht të kënduarit në formë ‘live’.

Lajmi.net ka kontaktuar me Dafinën e cila ka treguar se ka muaj që ka filluar të këndojë ‘live’ dhe ky ndryshim i saj, po mirëpritet nga publiku.

Po ashtu, ajo zbuloi se për herë të parë ka realizuar edhe një album të këtij zhanri.

“Po, tash e kam përfunduar realizimin e një albumi me këngë ‘live’ të cilin e kam punuar në studion e Shpëtim Gashit dhe në të do jenë 15 këngë. Përpos këngëve të njohura për dasma si ‘Jalla shofer’, ‘Xhemile’ etj, do jenë edhe dy këngë tjera; ‘Lavdi ushtarit tim’ të Adelina Ismailit dhe ‘Martesa pa dashni’ të grupit Buraku Fama” ka thënë ajo.

Këngëtarja akoma nuk ka vendosur që kur ta hedh në treg këtë album i cili do të dal edhe në kanalin Youtube.

Pos, albumit, në planet e saj tashmë janë edhe dasmat dhe mbrëmjet muzikore për të cilat tashmë i ka edhe disa data të rezervuara.

Mirëpo, kjo gjë nuk nënkupton që këngëtarja ka hequr dorë nga stili i dikurshëm. Kjo se, menjëherë pas albumit, ajo do lansojë këngën e re të stilit.

Sido që të jetë, Dafina ka hedhur edhe një fotografi në Instagram përmes të cilës ka falendëruar Arbnor Aliun për grimin dhe fustanet për fotografitë e albumit./Lajmi.net/

Së shpejti albumi live me 15 këng… Dress & make up by: @arbnoraliu Photo by: @bardhigashi @magicpicturess

A post shared by Dafina Dauti (@dafina.dauti) on