Daddy Yankee jep lajmin e madh: ‘Despacito’ vjen në këtë vend shqiptar

Përgatituni që hitin "Despacito" i cili pushtoi botën vitin e kaluar dhe theu rekorde me klikime ta dëgjoni së shpejti në "Sheshin Skënderbej".

ShowBiz

26/04/2018 09:41

Përmes një statusi në Facebook, Daddy Yankee ka dhënë lajmin e madh se së shpejti do e shohim në Tiranë.

Ai njofton se biletat do të nisin të shiten pas datës 1 maj dhe koncerti që do ndezë “Sheshin Skënderbej” do mbahet më 27 korrik.

Në këtë muaj të nxehtë priten të zhvillohen disa koncerte në Tiranë ku do të performojnë yje me famë botërore.

Një ndër ta është edhe fituesi i Sanremos, Ermal Meta, ardhja e të cilit u njoftua pak ditë më parë./xing