Daçiqi në stres: Pak vota vendosin për Kosovën në UNESCO

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se para votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO po bëhet presion i madh.

Lajme

08/11/2015 21:31

Ai ka thënë se vende të caktuar janë të shqetësuara se mund t’iu ndërpritet ndihma ekonomike.

“Një është e sigurt, kemi bërë gjithçka në këtë luftë”, ka thënë Daçiqi për mediat serbe.

Ai ka shtuar se për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO do të mund të vendosin një numër i vogël votash dhe se rezultati është i paqartë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, nesër në Paris do të votohet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Vendit tonë i duhen 2/3 e votave nga vendet anëtare në këtë organizatë.

Pas rekomandimit të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s që Kosova të pranohet anëtare, Serbia ka kërkuar shtyrjen e votimit në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.