Daçiqi falënderon Ugandën për mos njohjen e Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq dhe Ministri i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ugandës, Henry Okello, sot theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta mes dy vendeve dhe mbështetjen të mëtejshëm mes tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Lajme

04/07/2017 23:35

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e intensifikimit të dialogut politik, i cili përfshin realizimin e vizitave të planifikuara të nivelit të lartë, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

Më pas Daçiq, ka falënderuar Ugandën, siç bënë me çdo shtët tjetër,  që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /Lajmi.net/