Daçiqi fajëson vëllanë e Edi Ramës, kërkon reagimin e Bashkimit Evropian

Ish- kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas përleshjeve në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Lajme

15/10/2014 10:50

Sipas Daçiqit akti i tillë, i valëvitjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe me dy ikonat kombëtare, Ismail Qemailin e Isa Boletinin e ka provokuar palën serbe që ndodhej në stadiumin e Partizanit në Beograd.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje të futbollit dhe është e përgatitur paraprakisht. Për mua është çështje kryesore se si do të reagojë Bashkimi Evropian dhe UEFA, pasi që dikush nga Serbia ta shpaloste flamurin e ‘Serbisë së Madhe’ në Tiranë apo në Prishtinë, kjo do të ishte çështje e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

“Në këtë incident po përmendet që këtë e ka bërë vëllai i kryeministri të Shqipërisë, i cili këtu do të duhej të ishte si mysafir”.

“E gjithë kjo ka dimensione politike në këtë ngjarje dhe ky është provokim politik”, ka thënë Daçiq, i cili nuk ka përmendur fare hedhjen e mjeteve të forta në fushë nga huliganët serbë përpara se të valvitej flamuri dhe as faktin që përgjegjës për rendin dhe sigurinë ishte shteti ku po luhej ndeshja, pra Serbia.