Daçiq zbulon kërkesën e Serbisë pas formimit të ushtrisë së Kosovës

Ivica Daçiq është ankuar duke thënë se vendimi i sotëm paraqet shkelje të Rezolutës 1244

Lajme

14/12/2018 15:01

Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas vendimit të Kosovës për të themeluar ushtri.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është ankuar duke thënë se vendimi i sotëm paraqet shkelje të Rezolutës 1244, shkruan “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

“Ky është kërcënimi më i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe sigurinë e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë e Metohi”, ka thënë Daçiq. /Lajmi.net/