Daçiq: Vuçiqi t’i bëjë të qartë Merkelit që Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, një ditë para takimit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq me Kancelaren gjermane, Angel Merkel, ka deklaruar se kësaj të fundit duhet t’i bëhet me dije që njohja e pavarësisë së Kosovës as nuk vihet në pyetje.

Lajme

12/04/2018 13:31

“Kosova gjithsesi që do të jetë njëra ndër pikat e diskutimit të takimit të nesërm të presidentit Vuçiq, me Kancerlaren Merkel, besoj që Vuçiq aty do ta bëjë të qartë qëndrimin e tij që njohja e Kosovës është diçka që as nuk diskutohet” deklaroi Daçiq sot, transmeton lajmi.net.

“Mendoj që është e qartë për të gjithë, ashtu si edhe për Presidentin Vuçiq, edhe pse un nuk mund të flas në emër të tij- që gjithsesi duhet të theksohet qëndrimi ynë që njohja e pavarësisë së njëanshme të shpalllur nga Kosova, as që duhet të jetë temë e diskutimit” shtoi ai.

Ndryshe, presidenti serb do të takohet gjatë ditës së nesërme me Kancelaren gjermane, në atë që po quhet nga mediat serbe, si presion i Gjermanisë ndaj Serbisë për të zgjidhur problemin me Kosovën./Lajmi.net/