Daçiq: Unioni i Komoreve zyrtarisht ka tërhequr njohjen e Kosovës

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajme

07/11/2018 12:45

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Unioni i Komoreve, Suef Mohamed El-Amini, ka thënë se ky shtet e ka tërhequr njohjen për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Lexo edhe:

Demantohet sërish Serbia, MPJ: Unioni i Komoreve nuk do ta tërheq njohjen e Kosovës

Sipas Daçiqit, Unioni i Komoreve është shteti i dhjetë që e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Në anën tjetër, Suef Mohamed El-Amini tha se Unioni i Komorit e mbështet integritetin territorial të Serbisë.

“Ne jemi me ju kur bëhet fjalë për integritetin territorial tuaj. Pra, për ne, Kosova është pjesë integrale e territorit tuaj”, ka thënë Suef Mohamed El-Amini, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se vendi i tij mbështet dialogun e Beogradit në Prishtinë, për shkak se Serbia duhet të ketë fqinjësi të mirë me shtet që e rrethojnë.

Në anën tjetër, Daçiq, i është shprehur mirënjohës Suef Mohamed El-Amini për vendimin e tij për Kosovën dhe se sipas tij, Serbia do të vazhdojë aktivitetet e saja në Kosovë.

Tutje Daçiq ka thënë se Serbia nuk është kundër Kosovës, por është kundër siç tha ai, aktiviteteve të njëanshme të imponuara si një marrëveshje e bërë.

Madje Daçiq, po ashtu n ë këtë konferencë ka thënë se të gjithë gazetarët që ishin të pranishëm kanë pasur mundësinë që ta shohin letrën e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Unioni i Komoreve.

“ Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen e Kosovës. Tërheqja e njohjes do të lejonte që Serbisa dhe Kosovës të vinin në një zgjidhje të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme politike të cilat lidhen me çështjet e statusit të Kosovës”, ka deklaruar Daçiq në konferencën për media, transmeton më tutje lajmi.net.

Në anën tjetër, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, për lajmi.net, e ka demantuar këtë lajm duke thënë se e tërë kjo është propagandë e Daçiqit dhe nuk ka asgjë të vërtetë nga ky lajm.

Ndryshe, Unioni i Komoreve ndodhen në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Unioni i Komoreve ka ndodhur me 19 maj 2009. /Lajmi.net/