Daçiq tregoi dyfytyrësi me moslejimin e vizitës së Thaçit

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, Dushan Janjiq, ka kritikuar ashpër qeverinë e Serbisë.

Lajme

23/04/2015 18:48

Analisti serb tha se Beogradi bëri gabim të rëndë kur tha se do të arrestojë zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës.

Gjatë një interviste për Klan Kosovën, Janjiq tha se qeveria serbe dëshmoi dyfytyrësi me veprimin që e bëri ditë më parë.

Madje ai e ka përshkruar edhe në mënyrë sportive se kush humbi e kush fitoi në raportin ndërmjet kryediplomatëve Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

“Në këtë rast Hashim Thaçi u bë si ai futbollisti që nuk luan fare në një lojë, por e fiton ndeshjen me rezultatin 3:0. Nga kjo, bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar në tërësi se ka urdhërarrest për Thaçin në Serbi, gjë për të cilën shumë njerëz nuk e kanë ditur. Po ashtu ky refuzim ndaj Thaçit ka dëshmuar dyfytyrësinë e Ivica Daçiqit, i cili kur takon Thaçin diku, paraqitet si një njëri tjetër, ndërsa kur flet në Serbi jep deklarata nacionaliste”, tha Janjiq.

Analisti serb tha se veprimet e tilla dëmtojnë dialogun e zhvilluar në Bruksel.