Daçiq thotë se tani është mundësia më e mirë për marrëveshje me Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Kosova dhe Serbia asnjëherë nuk kanë pasur mundësi më të mirë se tani për arritjen e një kompromisi.

Lajme

06/08/2018 12:49

Sipas tij, ndryshimet në politikat e fuqive të mëdha botërore, kanë ndikuar deri në arritjen e kësaj situate, transmeton lajmi.net.

“Situata është e tillë që nuk kemi pasur ndonjë mundësi më të mirë ndonjëherë për arritjen e një marrëveshje me Kosovën. Pozicionet e Rusisë ndër vite kanë ndryshuar, mirëpo ka ndryshuar edhe politika e jashtme amerikane”, ka thënë Daçiq.

Siç thotë Daçiq, Bashkimi Evropian tani i kupton rrethanat në të cilat është aktualisht ky proces, në të cilin sipas tij problemi kryesor qëndron te pala shqiptare.

“Në këtë nivel, kemi një situatë ku Bashkimi Evropian e kupton që problem kryesor për arritjen e një marrëveshjeje janë shqiptarët. Shqiptarët duan ta njohim Kosovën, si dhe të marrin Preshevën e Medvegjën, kjo do të ishte ideale për ta. Mirëpo nese kemi një proces të dialogut ju duhet të keni edhe sugjerime”, ka  shtuar Daçiq.

Daçiq këto komente i bëri sot në një intevistë për televizionin serb “Pink”./Lajmi.net/