Daçiq tërheq paralele mes Rusisë dhe Kosovës

Ivica Daçiq thotë se sjellja e Rusisë ndaj Ukrainës është njëjtë sikurse e Kosovës ndaj Serbisë. Ai pohon se shtetet perëndimore po i bëjnë presion të Serbisë që t’i vë sanksione Rusisë. 

Lajme

10/05/2014 15:13

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shteti i tij do të ndjekë një politikë të jashtme të pavarur, përderisa të mos jetë pjesë e BE-së.

Daçiq u ka thënë mediave serbe se të gjitha ato shtete që kërkojnë nga Serbia që të dënojë sjelljen e Rusisë ndaj Ukrainës, ta bëjnë të njëjtën edhe për Kosovën.

“Ne dimë se cilat janë detyrat tona, pasi që këtë e kemi deklaruar qartë para Baroneshës Catherine Ashton dhe askush në botë nuk duhet të brengosët për pozicionin e Serbisë. Ne kemi kokë dhe dimë vetë të mendojmë”.

Gjatë konferencës së Federatës botërore të konsujve të Europës Juglindore, Daçiq ka përsëritur se Serbia, në rastin e krizës në Ukrainë, ka qenë principiele, dhe mbështet integritetin territorial të secilit shtet, dhe se nuk do t’i vë sanksione Rusisë.

“Për ne shumë më lehtë të do ishte sikurse shtetet që sot kërkojnë nga Serbia ta gjykojë të ashtuquajturën sjelljen e jashtëligjshme të Rusisë ndaj Ukrainës, të njëjtën gjë ta bënin edhe për sjelljen e pazakontë të Kosovës ndaj Serbisë”.