Daçiq: Serbia sot u provokua nga Kosova

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ka thënë sot se Serbia është duke u përpjekur të jetë konstituive, por Prishtina vazhdimisht provokon siç ndodhi edhe sot duke i ndaluar serbët të shkojnë në fushatën në Leposaviq dhe ngritjen e barrikadave.

Lajme

29/03/2017 15:09

Më shumë se 60 autobusë që transportonin serbë që u dërguan për të mbështetur kandidatit për President të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Leposaviq, u penguan, transmeton lajmi.net.

Daçiq tha, se zgjedhjet në Kosovë janë të organizuara me ndihmën e OSB-së dhe Prishtina nuk ka si të kundërshtojë një vendim të tillë, shkruan Blici serb.

Ai rikujtoi, se kryeministri Aleksandër Vuçiq propozoi krijimin e bashkimit doganor në Ballkanin Perëndimor si përpjekje për të lehtësuar jetën ekonomike dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, mirëpo Daçiq tha, se ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj bëri të ditur kjo përpjekje nga Serbia është bërë që të abuzohet me pushtetin e tyre ekonomik.

“Çfarëdo që propozohet nga Beogradi, nga ana e tyre do të shihet si diçka që nuk është në interesin e tyre. Kjo është politikë e gabuar”, ka thënë Daçiq.

Prandaj, thotë ai, është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të jetë në Kosovë.  /Lajmi.net/