Daçiq: Serbia e gatshme për kompromis, Kosova nuk po i zbaton marrëveshjet

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, se shteti serb është e gatshme për kompromis, por që sipas tij Kosova nuk po i zbaton marrëvshjet e arritura në Burksel, me në theks Asociacionin.

Lajme

14/11/2017 19:04

“Unë duhet të them se sot pas pothuajse katër vite e gjysmë nuk ka pasur progres në zbatimin e zotimeve për themelimin e Asociacionit, si një pjesë e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve. Krijimi i Asociacionit është çështja më e rëndësishme për ne”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net

Ai shtoi se Serbia është e përkushtuar ta vazhdojë dialogun me Kosovën të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Daçiq u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të tregojnë vullnet dhe angazhim për dialog.

“Deklaratat e Haradinajt se dialogu nuk ka alternativë, dhe se dialogu duhet të kthehet tek njerëzit, janë vetëm politike”, shtoi Ivica Daçiq.

Ndryshe Asociacionin në këtë mbledhje e përmendi edhe përfaqësuesi i UNMIK-ut, Zahir Tanin i cili tha se Asociacioni mbetet hendeku më i madh ndërmjet dy vendeve. /Lajmi.net/