Daçiq: Po vazhdon presioni ndaj serbëve në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se aksioni i mbrëmshëm i arrestimit të serbëve në Kosovë është vazhdimësi e presionit ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

Lajme

14/09/2017 10:41

Daçiq ka thënë se kjo do të jetë një nga temat në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku ai do të merr pjesë së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo është një mënyrë e frikësimit të serbëve dhe mesazh se ata mund të akuzohen për gjithçka dhe çkado. Duhet të jemi të gatshëm dhe të kemi ekipe ligjore që do të luftojnë dhe mbështesin qytetarët tanë që jetojnë atje”, ka thënë Daçiq për RTS.

Përndryshe mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar sekretarin e Kryqit të Kuq të sistemit paralel të Komunës së Pejës, Moma Dashiq si dhe dy sekretarë tjerë: njëri në Dragash dhe tjetri në Graçanicë. /Lajmi.net/