Daçiq për platformën kosovare të dialogut: Mund ta ngjisin në hyrje të qeverisë

Platforma e hartuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi.

Lajme

21/04/2018 20:17

Pas Marko Gjuriqit, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm serb, Iivica Daçiq.

Ai e ka quajtuar këtë platformë si një letër pa kurrfarë vlere, transmeton lajmi.net.

Ministri serb e krahason këtë platformë me një gazetë.

“Ata mund ta miratojnë, është letër për përdorim të brendshëm. Mund ta vendosin në derën e Qeverisë së Kosovës si një gazetë ditore. Platforma është e parëndësishme, dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë duan ata nga fillimi”, tha Daçiq.

Mediat serbe sot raportuan se nëse një platformë e tillë miratohet në Kuvendin e Kosovës, atëherë Serbia do të tërheqej nga dialogu.

Gjuriq theksoi gjithashtu sot se dialogu nuk ka asnjë kuptim, nëse rezultatet paracaktohen. /Lajmi.net/