Daçiq: Në Prishtinë nuk duan kompromis, ata e duan edhe pavarësinë edhe Kosovën Lindore

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se pengesa kryesore për një zgjidhje kompromisi për Kosovën është vendosmëria e Prishtinës për t’i arritur qëllimet maksimale.

Lajme

07/08/2018 11:27

Gjatë një interviste për ‘RTS’, Daçiq ka theksuar se Kosova kërkon që Serbia t’ia njoh pavarësinë dhe të marrë edhe diçka tjetër nëpërmjet saj.

“Ata nuk duan të bëjmë kompromis, por që në të njohim pavarësinë e saj dhe të fitojnë Kosovën Lindore siç e quajnë ata – Preshevën dhe Bujanocin”.

Ai ka shtuar se në këto momente është e pasigurt të thuhet se kur do të arrihet një marrëveshje me Prishtinën, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Serbia duhet të jetë realiste dhe të shoh perspektivën në marrëdhëniet ndërkombëtare pasi nuk jetojnë në ‘mite’.

Duke folur për ndarjen e Kosovës ai ka thënë se ka disa që dëshirojnë të sulmojnë Veriun dhe t’i dëbojnë serbët dhe kështu ta zgjidhin çështjen.

“Është e nevojshme lufta për mbijetesën e popullin serb në Kosovë, sepse nëse nuk ka njerëz atëherë nuk mund t’i mbrojmë interesat tona kombëtare”.

Ministri serb ka deklaruar se askush në Beograd kurrë nuk e ka përmendur se do ta njohë një Kosovë të pavarur dhe se do ta lejojë të bëhet anëtare e OKB-së.

“Ne vazhdojmë të luftojmë për tërheqjen e njohjes, ne presim që procesi të vazhdojë jemi duke punuar për të”.

Duke iu kthyer temës së Asociacionit, Daçiq ka thënë se në Prishtinë atë po e konsiderojnë si ‘Republika Srpska’.

“Në fund të fundit është diçka që u nënshkrua në Bruksel. BE e ka garantuar atë dhe ka detyrim t’i zbatojë të gjitha”./Lajmi.net/