Daçiq në Prishtinë nuk dëshiron të shohë flamur Kosove!

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka vendosur disa kushte për të marrë pjesë në konferencën ministrorë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor “Western Ballkans 6”, që do të mbahet në Prishtinë.

Lajme

23/03/2015 19:03

Burime të mirinformuara për këtë takim bëjnë të ditur për “Infokusi” se Daçiq ka kërkuar që në takim të mos ketë asnjë simbol të shtetit të Kosovës. Flamuri, stema dhe gjithçka që simbolizon shtetin e Kosovës nuk janë të pranueshme për Daçiqin.

Daçiq madje ka kërkuar që jo vetëm në sallën ku mbahet takimi, por as nëpër rrugë e sheshe të Prishtinës të mos duket ndonjë flamur i Kosovës.

Nikoqire e këtij takimi është Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ndërsa takimi është parashikuar të mbahet të mërkurën në Hotel Sëiss Diamond.

Sipas Ardian Arifajt, këshilltar politik i ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e shefit të diplomacsië serbe.

Në këtë konferencë janë ftuar të vijnë komisionarët e BE-së, si dhe ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia). /Infokusi/