Daçiq me sjellje të palaços në Berlin

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, në konferencën e organizuar nga instituti Aspen, Ministria e Jashtme e Gjermanisë dhe ajo e Italisë ka pasur sjellje të një palaçoje.

Lajme

25/11/2015 15:38

Burime ndërkombëtare të Zhurnalit, tregojnë sesi ministri i Jashtëm i Serbisë ka pasur një paraqitje skandaloze në këtë konferencë. “Pasi Thaçi akuzoi Serbinë se ndryshe po sillet me Uashingtonin e Brukselin dhe ndryshe me Kosovën, Daciq e pat humbur tërësisht kontrollin”, thotë ky burim ndërkombëtar për Zhurnal.mk.

Daçiq më pas ka akuzuar SHBA-të, Gjermaninë dhe shtetet e rajonit me një fjalor shumë të rëndë. “Jemi mësuar me Daçiqin, por paraqitja në Berlin ishte e një palaçoje. Është dashur me t’i ndërprehet disa herë fjalimi i tij”, thonë burime pjesëmarrëse në këtë konferencë.

Në këtë takim, ku kanë marrë pjesë të gjithë ministrat e Ballkanit Perëndimor është diskutuar për tema të ndryshme aktuale, përfshirë edhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe të biznesit, si dhe integrimet atlantike të shteteve të Evropës Juglindore.