Daçiq: Kosova nuk është shtet, nuk mund të jetë pjesë e KE-së

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiqi ka thënë se kërkesa e paralajmëruar nga Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës duhet të refuzohet si e pabazuar.

Lajme

15/12/2017 19:24

Siç tha ai, Kosova nuk i plotëson kushtet themelore për statusin e anëtarit në KE pasi nuk është shtet, transmeton lajmi.net.

Reagimi i tij erdhi pasi zëvendës kryeministrit i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se gjatë këtij muaji, më së voni në janar të vitit 2018, Kosova do të aplikojë për anëtarësim në KE, e Daçiq tha se nuk ka asnjë kërkesë që të merret parasyshë për pranim në KE, pasi Kosova nuk është njohur nga shumë vende të Evropës, shkruan b92.

Ai theksoi se kërkesa e Kosovës është në kundërshtim me parimet themelore ligjore për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Lajmi.net/