Daçiq: Kosova nuk do të pranohet në UNESCO

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se pranimi i Kosovës në UNESCO, deri më tash, nuk është paraqitur në rendin e ditës të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.

Lajme

24/08/2017 00:28

Ai ka shfaqur besimin se deri të pranimi i Kosovës nuk do të vije, shkruan “Blic”.

“Nëse paraqitet, votimi në Këshillin Qendror do të bëhet në tetor, dhe nëse kalon, atëherë në nëntor në Konferencën e Përgjithshme”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

“Daçiq ka shfaqur besimin se deri te pranimi i Kosovës në UNESCO nuk do të vije”, shkruan gazeta serbe.

“Unë me këtë çështje merrem në vazhdimësi, dërgoj emisar dhe jam i sigurt se ata nuk mund të kalojnë për pranim në UNESCO”, ka thënë Daçiq. /Lajmi.net/