Daçiq: Kosova është Jerusalemi ynë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se Serbia dhe Izraeli kanë marrëdhënie miqësore me një traditë të pasur dhe shtoi se Kosova është Jeruzalemi serb.

Lajme

14/12/2017 12:42

Ai këto komenti i bëri në konferencën e 25 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Jugosllavisë, Serbisë, transmeton lajmi.net. Daçiq tha se Serbia e vlerëson qëndrimin parimor të Izraelit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Zonja dhe zotërinj, Kosova është Jerusalemi ynë”, tha Daçiq në fjalim hyrës, shkruan B92. /Lajmi.net/