Daçiq: Kemi fitore ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se gjatë periudhë së shkuar janë bërë hapa të rëndësishëm diplomatikë dhe se ata mund të maten me atë se cilat vende vërtetë e kanë njohur Kosovën.

Lajme

19/12/2018 00:07

“Shumë shpejt do të arrijmë atje se më pak se gjysma e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai për “novosti’.

Daçiqi ka thënë se nga dita në ditë një numër vendesh pohon se s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Prishtina se e kanë njohur.

“Nëse Peruja dhe Egjipti qe katër vjet nuk kanë votuar për Kosovën, si mund të pohojnë tash se ato janë ë në listën e vendeve që e kanë njohur”, ka thënë Daçiq.
“Ne kemi fituar. Mendoj se është fitore e madhe e Serbisë që Kosova nuk u anëtarësua në UNESCO, Interpol”, ka thënë ndër të tjera ai. /Express